Plas grushti mes burrave në mes të rrugës

Një sherr mes disa qytetarëve është regjitruar pasditen e kësaj të diele në zonën e “Zogut të Zi”, në Tiranë.

Në një video të publikuar nga “JOQ”, shihen disa persona të cilët kanë agravuar debatin e tyre deri në përdorimin e dhunës.

Deri më tani thuhet se shkak për debatin ka qenë një aksident i vogël me makinë mes këtyre shtetasve.

Nuk dihet ende nëse ka ndonjë të plagosur si pasojë e dhunës së ushtruar, ndërkohë vlen për tu theksuar se në pamjet e publikuara shihet një prej qytetarëve të përfshirë në sherr i cili është i gjakosur në fytyrë.

Loading...