‘Plas’ grushti në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë përfshirë sot në një përplasje fizike, raportojnë mediat vendase.

Në pamjet e publikuara duket kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi që është kapur me deputetët e LVV-së, Hajrulla Ceku dhe Hekuran Murati.
Për shkak të situatës së krijuar, njoftohet po ashtu, se seanca është ndërprerë.

Loading...