Grupi parlamentar i PD, i thirrur nga Enkelejd Alibeaj është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar për çështjen e Presidentit të ri.
Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej ditën e djeshme por u shty për shkak të vdekjes sëbabait të deputetit Luçiano Boçi.
Edhe pse Sali Berisha nuk e njeh Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi, mbledhja drejtohet prej tij dhe për këtë ka pasur debate pasi ish kryeministri i thotë Alibeajt se nuk ka mandat dhe e mbajnë peng.
Berisha- Alibeajt: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga grupi parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.
Alibeaj-Berishës: Peng je ti!
Berisha-Alibeajt: Ai që ndihet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.
Alibeaj: S’jam peng i askujt.
Ndërhyn Flamur Noka me ton të lartë duke thënë: “Mos i ndërprit fjalën”.
Në fund të mbledhjes pritet që PD të dalë me një qëndrim sa i takon ftesës së socialistëve për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri.