Dy burra janë përfshirë në një sherr pas debatit për sediljet në avion.
Ata u konfliktuan dhe nisën të godisnin njëri-tjetrin sepse nuk gjenin dakordësi se cili do të ulej nga dritarja.
Fluturimi u shty me 2 orë. Avioni që nisej nga Malta me destiancion Stansted në Londër.
Një dëshmitar tha se sherri nisi pasi një burrë refuzoi të linte tjetrin të kalonte nëpër korridorin e avionit.
“Britaniku nuk e linte amerikanin të kalonte për të shkuar në ndenjësen nga dritarja dhe më pas u shkëmbyen disa fjalë e sharje përpara se të shpërthente dhuna fizike. Të gjithë ishin të mërzitur”, rrëfeu dëshmitari.
Pasagjerët e tjerë në avion janë përpjekur që të ndalin sherrin që degjeneroi në dhunë por pa sukses.
Loading...