‘Plas’ mes Argjendit dhe Ritvanës: Me mua ke bërë takime të shtirura, e paedukatë

Ritvana dhe Argjendi u përfshinë në një debat të ashpër. Argjendi e akuzoi Ritvanën se ajo ka bërë takime shokësh, ndërsa me të nëse nuk ka qenë takim shoqëror ka qenë i shtirur.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga Ritvana, e cila u shpreh se ajo është munduar që të funksionojë. Argjendi i tha se ajo po pret që ai ta lusë, por gjithashtu nuk munguan edhe ofezat.

Ritvana: Jam e vetmja vajzë që kam pasur më shumë takime me një djalë dhe jam përpjekur që të funksionojë.

Antonia: Ndryshe nga ty unë jam shumë ndryshe në takimet me djemtë.

Ritvana: E di se unë nuk sillem njësoj si me shokët e mi.

Argjend: Ti je e fundit që duhet të flasësh për takime mes shokësh. Të lutem!

Ritvana: Pse ne të dy jemi shokë?

Argjend: Jo por je shtirur në të gjitha takimet. Me të tjerët ke bërë takime shoqërore. Me mua nëse nuk ke bërë takime shoqërore kanë qenë të shtirura, kjo kuptohet.

Ritvana: Pse e shtirur se vendosa të largohem nga ti?

Argjendi: Ti nuk u largove. Ti po pret të të lus unë.

Ritvana: E ke shumë gabim se unë nuk shkoj me të lutur.

Argjendi: Ti ke treguar sjellje të paedukata. Ti je thjeshtë e paedukatë.

Ritvana: Unë e paedukatë? Ke shumë të drejtë. Edukatën ma ka dhënë familja ime jo ti o idiot.

Loading...