Takimi i Mikelës dhe Erjonit ka nisur me debate të ashpra.
Mikela zbuloi se kanë pasur debat në telefon dhe një natë para takimit dhe Erjoni i kishte thënë se nuk do të shkonte në takim, pavarësisht se bëri të kundërtën. Teksa përpiqeshin të sqaroheshin në takim, Mikela kërkoi të mbante distancë por nuk munguan diskutimet me tone të larta.
Mikela: Më duket se të ka hipur vetja në qejf.
Erjoni: Pëlqimin për ty e kam shfaqur që ditën e parë, ti pas një muaji. Çfarë bëra keq?
Mikela: Ke 2 javë rresht që kapesh me një muhabet dhe nuk ndryshon. 2 javë ke ndejt me Ritvanën, hyra unë bëmë takimet dhe zgjodha Bledin. Ti përdor Bledin.
Erjoni: Ti para dhe jashtë kamerave nuk je e njëjta.
Mikela: Më dëgjove gjë çfarë thashë?
Erjoni: Jo.
Mikela: Ta sqarojmë njëherë e mirë se kështu vetëm po më mërzit. Kështu si po zihemi nuk po ndihemi mirë.