Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shkruar në FB për Presidentin Ilir Meta pasi ky i fundit ktheu në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Spiropali thotë se Meta nxjerr tallava-dekrete ndërkohë që jep qindra pasaporta në shkelje të ligjit.
Ajo gjithashtu e cilëson Metën si ”Big Fish-” i Presidencës teksa paralajmëron se do durohet edhe pak derisa partia e tij LSI, të bëhet hi.
STATUSI NGA ELISA SPIROPALI
Big Fish-i i Presidencës jep qindra pasaporta në shkelje të ligjit. Nxjerr tallava-dekrete. Dërgon zuzarë matanë detit për të nxirë Shqipërinë. Sulmon, kërcënon, shantazhon gazetarë.
Ta durojmë edhe pak big matrapazin. Derisa mikro partia t’i bëhet hi, por hiri kurrë më parti.