‘Plas’ sherri me thika në vend, vëllai plagos vëllanë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës ku një 20-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain e tij 27-vjeçar. Vëllezërit janë zënë për motive të dobëta. Policia ka arrestuar 20-vjeçarin në flagrancë.

DVP Durrës

Plagosi me mjet prerës vëllain e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllain e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Loading...