‘Plas’ sherri me thika, plagoset një person

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se një 30-vjeçar ka goditur me thikë një 23-vjeçar me iniciale G.F.

Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që autori është shoqëruar në komisariat.

“Më datë 15.09.2022, në orën 16:10, në rrugën “Kastriotët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. I., 30 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin G. F., 23 vjeç.

Si pasojë 23-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Loading...