Debate të forta po zhvillohen në Open në Top Channel teksa po diskutohet për mundësinë që ka Edi Rama për të marrë një mandat të tretë.
Një debat i fortë u zhvillua mes Kreshnik Spahiut dhe Rudina Hajdarit. Debati nisi kur Rudina Hajdari akuzoi Spahiun që po i bën reklamë Ramës.
Pjesë nga debati:
Rudina Hajdari: Si mund ta pranojmë në këtë. Kemi dy orë që flasim këtu për Edi Ramën duke i bërë reklamë. Nuk mund ta pranojmë që Rama del forcë e parë në zgjedhje.
Kreshnik Spahiu: Ndryshimet Kushtetuese i japin mundësi të dalë forcë e parë.
Rudina Hajdari: Nuk mund ta pranoj këtë. Je duke i bërë reklamë Edi Ramës. Nuk mund ta pranojmë këtë.Kreshnik Spahiu: Ti ke dalë në pension që 30-vjeçe. Me firmën që vendose më 5 prill i dhe mundësi Bashës, Ramës të rrinë në pushtet edhe për 30 vite.
Rudina Hajdari: Nuk qetësohem unë. Kemi 20 vite që flasim për të njëjtit persona. Në qoftë se problemi jam unë, unë largohem që tani. Por nuk jam problemi unë.
Kreshnik Spahiu: Qetësohu. Nën siglen e kujt do kandidosh ti që t’i thyesh këto që janë sot.