Plas sherri mes Monika Lubonjës dhe Ardit Çunit në ‘Big Brother’

Një debat i ashpër ka nisur në shtëpinë e “Big Brother VIP” mes Ardit Çunit dhe Monika Lubonjës. Kjo e fundit mendon se se Arditi i bën gjërat për të rënë në sy.
“Unë i tilë jam, dua ta jetoj eksperiencën në Big Brother pa asnjë lloj filtri, ashtu siç unë jam. Kam arritur fatmirësisht të bëj shumë gjëra në jetë, të cilat mund t’i bëj dhe këtu. Nuk bëj gjëra për të rënë në sy dhe gjendem nëpër situata, sepse dua të jem aktiv”,- tha ai

Në ato momente të tjerët qeshën dhe Monika replikoi: “Ti nuk gjendesh fare në situata. Ne jemi duke biseduar, ti as se ke idenë për çfarë flasim dhe vjen si pilaf. Kjo gjë po bëhet e shpeshtë dhe është dashur të tërheqim vëmendjen. Unë dua të bisedoj, po Arditi duhet të dëgjoj.”

Më pas debati degradoi dhe Monika e quajti Arditin ‘budalla’.

Loading...