Plas sherri mes pasagjerëve, avioni niset me 5 orë vonesë

Një incident mes pasagjerëve ka bërë që një avioni të nisej me 5 orë vonesë nga aeroporti i Stambollit. Ngjarja ka ndodhur në fluturimin “TU216 ” në aeroportin e Stambollit në Turqi, ku siç shkruan gazeta britanike ” Daily Mail “, ka qenë një sherr mes pasagjerëv që ka shkaktuar vonesën e nisjes së avionit në fjalë.
Mësohet se fillimisht janë konfliktuar një burrë dhe një grua për vendin e bagazhit, ndërsa më pas në sherr janë përfshirë disa burra dhe gra të tjera.Në video shihet edhe një burrë i cili godet dhe tërheq për flokësh një grua brenda avionit. Ndërkohë lidhur me këtë incident ka nisur edhe një hetim.

Sherri shpërtheu pak para ngritjes së avionit që drejtohej për në Tunizi.Një zëdhënës i “Tunisair” konfirmoi se ekuipazhi kishte kërkuar ndihmën e njerëzve të sigurisë për t’i qetësuar ata përpara se të niseshin nga Stambolli.

Loading...