Plas sherri në emision mes bashkëshortëve: Le të kemi edhe 100, sill lekët

Konflikti mes çiftit Pasho-Ikbale në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq”, rubrikës së njohur të emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan, është një grumbull problemesh. Para të shpenzuara, mungesa e kushteve minimale në shtëpi, mosmarrëveshje dhe një mungesë dëshire për ribashkim e ka sjellë këtë martesë në studio.
Pas 46 vjetësh, Ikbalja kundërshton kategorikisht bashkimin me Pashon dhe e vetmja gjë që kërkon, janë paratë. Ajo ka si qëllim të kthehet te fëmijët në Itali dhe ta lërë bashkëshortin të jetojë vetëm.

Eni Çobani: Zoti Pasho ka përfituar një parcelë tokë me sipërfaqe tokë 2366 metër katrorë në fshatin Hysgjokaj, Lushnje. Ju sot thoni që në këtë tokë ka hyrë një familjar tjetër juaji, zoti Sejdin Sharka, por jemi për një shumë të madhe parash që zonja juaj pretendon se e keni harxhuar për rifitimin e kësaj prone. Pra e keni pasur njëherë, më pas e keni humbur, zotëria thotë që unë kam dhënë para lart e poshtë pikërisht për fitimin e kësaj prone. Zonja Ikbale, dua të më shpjegosh, ju ku e keni dyshimin? Këto para ku janë dhënë? Për çfarë arsyeje je në këtë konflikt kaq të ndezur me bashkëshortin?

Ikbale: I janë dhënë njerëzve zonja Eni.

Eni Çobani: Ne kemi interes që ju të bashkoheni me njëri-tjetrin.
Ikbale: Nuk bashkohem unë me atë. Ai të gjejë drejtimin e vet. Të sjellë lekët fëmijëve, t’iu sjellë të drejtën fëmijëve, djersën time.

Pasho: Kemi 46 vjet bashkë.

Ikbale: Le të kemi edhe 100, sill lekët.

Eni Çobani: Ju ku jetoni momentalisht?

Ikbale: Në Itali. Ku le të shkojë te shtëpia jonë atje, janë dy dhoma të vjetra, atje le të rrijë. Të bëjë ç’të dojë, e di vetë ai. Unë do shkoj të rri te fëmijët e mi.

Ardit Gjebrea: Po me kë do rrijë Pasho?

Ikbale: Vetëm le të rrijë, të bëjë ç’të dojë.

Loading...