Plas sherri në plazhin e Durrësit, plagoset me thikë 51-vjeçari

Një plagosje me thikë ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në Durrës. Policia njofton se pas një konflikti për motive të dobëta, 51-vjeçari me iniciale A.Ç. ka plagosur A.S., 55 vjeç, banues në Durrës.

Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e autorit, ndërkohë që 55-vjeçari është dërguar në spitalin e Durrësit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tashmë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
“Më datë 18.05.2021, në lagjen Nr.13, Plazh ,Durrës pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A.Ç., 51 vjeç, banues në Durrës ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin A.S., 55 vjeç, banues në Durrës.

Nga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës është ndërhyrë menjëherë duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar, në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Loading...