Florian Marku do të ndeshet nesër me Chris Jenkins dhe në fakt “xixat” kanë nisur që sot, pas peshimit zyrtar dhe konferencës për shtypin.
Boksieri shqiptar është provokuar nga rivali i tij, britaniku 33-vjeçar Jenkins. Ai i ka dhuruar një puthje Markut, që ka reaguar ashpër.
Boksieri shqiptar e kapi për fyti kundërshtarin, ndërkohë që menjëherë ndërhynë forcat e sigurisë për të shmangur një sherr më të madh.
Marku videon e ka postuar në rrjetet sociale dhe shkruan: “Puthjet janë për femrat, jo për mua. Nesër do ta shohim”.
Loading...