Në emisionin e kësaj të hëne në ‘Për’Puthen’ u transmetua takimi mes Efit dhe Brunos, e ndërsa nuk kanë munguar as komentet në studio për këtë të fundit.
Bruno ka acaruar Efin, pas deklaratës që ai i bëri asaj në takim, duke i thënë: “Edhe unë kam dikë tjetër në mendje kur jam me ty”.
Një prej djemvëve, Devi, ka komentuar këtë situatë duke ‘i ngjitur’ Brunos një shprehje të famshme e duke e ndryshuar disi sigurisht!
“ Është një shprehje që është bërë për Brunon: Unë jam Bruno, kam 7 zemra, një për vete 6 për femra! Është bërë fiks për të. (Qeshin)”, u shpreh Devi.
Pjesë nga biseda në studio:
Bruno: Nuk jam stepur ndonjëherë të shprehë pëlqimet, siç e dinë të gjithë unë kam shprehur pëlqimet për çdo femër këtu.
Alvisa: Më në fund e pranova
Bruno: S’kemi ardh për meshkuj, për femra kemi ardhur. Njeriu pëlqen pastaj hedh këmbët.
Devi: Është një shprehje që është bërë për Brunon: Unë jam Bruno, kam 7 zemra, një për vete 6 për femra! Është bërë fiks për të. (Qeshin)
Arjan Konomi: Mund të jetë edhe që nuk ka zemër fare!