Platforma e bashkëqeverisjes, arrin në 24059 numri i ankesave të zgjidhura

“Shqiperiaqeduam.al” është kthyer në një nga platformat më të besueshme për qytetarët shqiptarë, ku përmes një mesazhi shumë shpejt mund të gjendet zgjidhje për problemet dhe ankesat e tyre.

Këtë javë numri ankesave të zgjidhura nga platforma e bashkëqeverisjes në nivel qendror është 24059, ndërsa numri ankesave të regjistruar është 34261.

Në nivel vendor janë regjistruar 6281 ankesa dhe janë zgjidhur 2845. Ndërkohë në seksionin “Jam student, pyetja ime është…” janë regjistruar 1422 përgjigje të kthyera.

Sipas shifrave të publikuara nga “Pasqyra e qeverisjes” këtë javë, rezulton se janë dhe 13 raste të spikatura të zgjidhura përmes platformës së bashkëqeverisjes. Konkretisht janë 3 raste nga Ministria e Drejtësisë, 7 raste nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, 2 raste nga Ministria e Brendshme dhe 1 rast nga bashkia Tiranë.

Numri i “log in” në faqen e platformës për javën që sapo mbyllëm ishte 96 810, ndërsa numri i regjistrimeve të reja është 16764./m.m/e.caushi/

Loading...