Plumba drejt djalit të ish-bosit të mafies në Itali dhe shqiptarit

Tammaro Caterino 44-vjeç djali i një ish-bosi të mafias italiane ka qenë në shënjestër të një adentati në Cipriano D’Aversa, Caserta, Itali. Caterino ndodhej në një mjet tip “Fiat” jashtë një Bari, kur u qëllua me armë.

Plumbat kapën pjesën e pasme të makinës, në të cilën ndodhej dhe miku shqiptar i 44-vjeçarit. Tammaro Caterino është djali i Sebastiano Caterino (në foto), bosi i familjes Casalesi i vrarë më 31 tetor 2003.

Konflikti, sipas mediave italiane dyshohet se erdhi pas një debati për marrjen me qira të një makine. Në makinën e synuar ndodheshin personat e përfshirë, pikërisht Tammaro Caterino dhe një shtetas shqiptar.

Dy persona më pas arritën të arratiseshin. Pavarësisht të shtënave, nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë ka nisur hetimi për identifikimin e autorëve, por të dy u zhdukën pas ngjarjes, duke e bërë të vështirë për autoritetet gjurmimin e tyre.A

Pavarësisht versionit fillestar për motivet e ngjarjes, në realitet, ende nuk dihet nëse ka qenë ndonjë konflikt mes pjesëmarrësve në përleshje apo ka banda që po tentojnë të marrin në zotërim territorin.

Loading...