Po bëhej operacion në tru, vajza fillon të këndojë(video)

Një adoleshente e prekur nga tumori në tru u desh të kalonte operacionin e saj e zgjuar duke kënduar.

Kira Laconetti filloi të kishte vështirësi kur këndonte, apo dëgjonte muzikë.

Dhe pas një skaneri të trurit në Washington, u zbulua një masë tumorale, shkruan Daily Mail.

Sëmundja që kishte prekur atë, mendohet të prekë një në 10 milionë njerëz, teksa nga tingujt muzikorë të ndryshëm shkaktohen kriza.

Truri i saj kishte një tolerancë të ulët ndaj tingujve muzikorë.

Ajo u desh ta përjetonte e zgjuar operacionin, si dhe duke kënduar, pasi në këtë mënyrë mjekët do të arrinin të identifikonin dhe të shmangnin pjesë të trurit që ajo përdor kur këndon.

Gjatë operacionit ajo këndoi këngën e saj të preferuar, ‘Island in the Sun’ të Weezer.

Vetëm 48 orë pas operacionit, adoleshentja filloi të këndonte dhe luante në kitarë nga shtrati i saj në spital, duke treguar një përparim të jashtëzakonshëm.

Loading...