‘Po bëjmë rrugën që s’e bëri dot as Enver Hoxha’, Rama: Vlora do të mbetet bishti i fundit i kavallit nëse…

Kryeministri Edi Rama, në një takim me qytetarët në Vlorë, tregoi të gjithë punët që Partia Socialiste ka bërë për qytetin.

Ai theksoi se qytetarët kanë dy zgjidhje, ose të vazhdojnë përpara në rrugën e zhvillimit, ose të kthehen pas në kohën kur Vlora ishte lënë në harresë. Ai tha se investimet e bëra në qytet, janë një vlerë e shtuar për vlonjatët në veçanti dhe të gjithë shqiptarët në përgjithësi.

“Mirë se ju gjeta përsëri, këtu, përpara se të vijmë këtu ishim në një tryezë me operatorët turistikë. Gjysma prej tyre ishin të majtë, e gjysma të djathë. Nuk po i përmend emrat, s’ka rëndësi se kush ishin personalisht. Edhe themelues e protagoniste në jetën politike të Vlorës.

Në atë tavolinë diskutim për Vlorën, turizmin dhe të gjithë ishin të qartë e thanë troç: Ne votojmë për ty dhe PS, sepse ky është interesi ynë, i Vlorës, i punonjësve tanë, familjeve që ushqehen me punën tonë. Jo vetëm që askush s’ka bërë për Vlorën si është bërë në këto vite, por ne e dimë shumë mirë, nëse kjo ndryshon, Vlora do të mbetet bishti i fundit i kavallit dhe s’do merret askush me Vlorën.
Thashë Leskua se s’di kë të kap për ata që janë në listë, ata kanë emërues së përbashkët, amaneti i pronave të grabitura në kohën e Slaiut. Ata kanë ardhur si përfaqësues i plani grabitësish të vlonjatëve, himarjotëve, sarandjotëve, për të risjellë fantazmën që e ngriti në peshë Orikumin. Rikthimi i fantazmës së Orikumit është rezultoi i votës me ata, dua t’ia them të qartë atyre që janë vlonjatë të zakonshëm, e nuk e di ç’kërkojnë e thonë që janë me PD.

Vota me PD në Vlorë s’është për ta, votë për të risjellë ata që e bënë çorap pronën në të gjithë bregdetin dhe sot disponojnë me qindra dhe mijëra hektarë nëpër letra dhe vijnë me platformë që thonë do të shfuqizojmë ligjin e pronave, këtë ligj që ne mezi e miratuam edhe nga Gjykata e Strasburgut, ligjin që po i rikthen tokat atyre që i kanë lënë me gisht në gojë me dekada.

Me investitorë e pronarë njerëz, që as ishin rritur, e as kishin stërgjyshër në atë tokë. Nga ana tjetër, si kjo lagje këtu, me dy pamje, është kudo që shkon, sepse kemi pamje transformimi. Patjetër, por ajo që s’duhet të harrojnë njerëzit është ca po bëhet këtu. jam dakord që Vlora ka probleme serioze me ujin e pijshëm, por e para të mos harrojmë që Vlora s’ka pasur kurrë ujë të pijshëm, e sot është më mirë situata me ujin e pijshëm dhe të mos harrojmë që projekti vazhdon sepse investimet janë gjetur, s’ka asgjë që është me do ta shikojmë apo do ta bëjmë.

Jam dakord që s’është e gjithë Vlora si kjo lagja, ka lagje në Vlorë që ka siç ishin, por kemi punuar ditë natë, siç po transformohet Kumja, Çolja, do të transformohet çdo lagje e Vlorës. Vërtetë ne sot po bëjmë rrugën e Lumit të Vlorës dhe po ashtu nisëm Peshkëpi Selenicën, por nuk është një rrugë që ishte aty, është një rrugë që pritej prej 100 vitesh, është një rrugë që e kanë premtuar të tërë, madje edhe Enver Hoxha, me Hysni Kapon dhe s’e kanë bërë.”-u shpreh Rama.

Loading...