Blutë e Sarandës japin detaje nga incidenti i rëndë ku një 17-vjeçar ka pësuar fraktuara të rënda pas rënies nga lartësia.
Sipas policisë, 17-vjeçari me iniciale K.K është rrëzuar aksidentalisht nga një ndertesë duke kryer punime hidraulike në Ksamil.
I riu, do të të niset për ndihmë të specializuar drejt spitalit të Traumës, në Tiranë.
Sarandë/Informacion paraprak Sot, në spitalin e Sarandës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. K., 17 vjeç, i cili dyshohen se është rrëzuar aksidentalisht nga një ndërtese duke kryer punime hidraulike në Ksamil. Shtetasi K. K., do të dergoeht në spitalin e Traumës, për ndihmë mjeksore më të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.