Një 69-vjeçar nga Berati ndërroi jetë duke u djegur në mënyrë aksidentale gjatë pasdites së djeshme.
69-vjeçari Asqeri Lybeshari, ishte duke djegur disa mbeturina tek toka e tij në zonën e njohur si Blloku i Fiqëve ku ka humbur kontrollin për shkak të tymit dhe ka rënë në zjarr.
69-vjeçari nuk ka mundur të ngrihet nga zjarri duke humbur jetën për shkak të flakëve.
Policia e ka konsideruar vdekjen si aksidentale.
Loading...