Një vajzë e re humbi jetën pasi u rrëzua nga një shkëmb në një lartësi prej 35 metrash.
E reja kishte dalë bashkë me një shoqe për të shëtitur dhe për të festuar fundin e shtetrrethimit nga koronavirusi në Turqi.
Viktima është Olesya Suspitsyna të cilës po i bënte fotografi shoqja, e cila u bë edhe dëshmitare e aksidentit tragjik në Antaliatë dielën.
Atë ditë qeveria turke kishte marrë vendim për tërheqjen e shtetrrethimit në qytet, pas shpërthimit të Covid-19.
Mediat raportojnë se 31-vjeçarja po shëtiste në një zonë turistike të famshme për ujëvarat e bukura.
Olesya vendosi të bënte një fotografi majë një shkëmbi, me një sfond ujëvare, por rrëshqiti dhe humbi ekuilibrin duke rënë nga një shkëmb 35 metra.