‘Po fitova Tiranën, ja ku do e punësoj Erjon Veliajn’

Kandidati i Primareve të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Julian Deda tha se nëse zgjidhet në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do mbajë përgjegjësi për të gjitha gabimet që ka bërë. I ftuar në një emision televiziv, i pyetur se ku do ta punësonte Veliajn nëse fiton bashkinë, Deda tha se do ta merrte në punë si fotograf, por duke e mbikëqyrur gjithë kohën.

“Unë e kam thënë që Veliaj do mbajë përgjegjësi. Në burg e çon drejtësia për gabimet që ka bërë. Para se t’i gjej një vend pune, do provoj ta lë pa punë që të kuptojë sa vuajnë shqiptarët sot që janë pa punë, nëse nuk i kanë mbaruar ende lekët e mamit.

Pastaj, do t’i gjej një punë…fotograf, por supervizimin tim të rreptë që të mos më bëjë asnjë foto me kalamajtë për të fituar vota. Këtë e urrej shumë. Të shfrytëzosh fëmijët, t’ia marrësh dikujt nga dora për vota,”-tha Julian Deda në fjalën e tij.

Loading...