Po Greqia a do t’i hapë kufijtë për Shqipërinë? Ja kur merret vendimi

Pas vendimit të BE për të lejuar udhëtimet jothelbësore për një sërë vendesh, përfshirë edhe Shqipërinë, Greqia do të ulet për të diskutuar për një lehtësim të mundshëm masash për vendin tonë.
Zëdhënësja e qeverisë greke tha në një konferencë për mediat se vendimi do të merret të mërkurën. Të gjitha gjasat janë që Greqia do të hapë kufijtë për Shqipërinë, duke qenë se vendi ynë konsiderohet me një situatë të mirë epidemiologjike.

Më herët u rrit kuota e hyrje-daljeve nga Kakavija, duke lejuar të kalojnë 1.500 qytetarë, nga 400 që ishte më parë. Këtë të premte Gjermania vendosi të lehtësojë masat e të hapë kufijtë për vendet jashtë BE-së, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Loading...