Anjeza Shahini ishte këmba e mbare për Shqipërinë!
Eurovisioni është festivali më i rëndësishëm i muzikës europiane i cili zhvillohet në maj të çdo viti që prej vitit 1956. Në të marrin pjesë kryesisht vendet anëtare të Bashkimit Europian të Radio-Televizioneve . Çdo Radio Televizion shtetëror anëtar i “EBU”-së prezanton veten me një këngë dhe vlerëson duke votuar për këngët e vendeve të tjera ashtu siç bëhet gjatë përcaktimit të këngës popullore në konkursin e saj. Procedurë e ngjashme përzgjedhjeje këngësh përfaqësuese ndiqet edhe brenda shteteve pjesëmarrëse, detyra e të cilës është që të zgjedhë një këngëtar dhe një këngë që të përfaqësojë vendin e përkatës në konkursin ndërkombëtar. Shqipëria e pati debutimin e saj të parë në Eurovision në vitin 2004. Ishte Anjeza Shahini me këngën “The Image of You” ajo që shkeli për herë të parë në një skenë kaq të madhe e mund të themi se arriti të klasifikohej e shtata në finalen e mbajtur në Turqi. Që prej pjesëmarrjes së parë Shqipëria është përfaqësuar 15 herë në Eurovision, ka patur këngë të bukura si dhe këngë të kontestueshme e që për shkak të politikës së ndjekur kanë qenë të destinuara të dështojnë ende pa shkuar.
Ja 15 performancat përfaqësuese:
Anjeza Shahini ishte këmba e mbarë e Shqipërisë. “The Image of You” ishte kënga që na pozicionoi në vendin e shtatë në finalen e madhe që në pjesëmarrjen e parë në këtë festival. Ky moment padiskutim ishte kulminacioni i karrierës së Anjeza Shahinit, vajzës që triumfoi në “Ethet e së premtes” duke fituar çmimin e madh e që fill pas fitores përfaqësoi shtetin e saj në eventin më të rëndësishëm që Shqipëria kishte marrë ndonjëherë pjesë.
Ledina Çelo vijoi traditën e paraardhëses, edhe ajo si Anjeza vendosi të këndonte në anglisht edhe pse kënga tingëllonte më bukur në shqip me thënë të drejtën. “Tomorrow i go”, një këngë e performuar me daulle e tupana, nuk pati impaktin njësoj si “The Image of You” dhe e siguroi finalen falë arritjes së Anjeza Shahinit një vit më parë. Në vitin 2005 Shqipëria u klasfifikua e 16 në listën e finalistëve sipas votimeve të publikut.
Më në fund Shqipëria këndoi shqip në festivalin Europian të Këngës por fatkeqësisht nuk arriti të kalonte në finale. Ishte “Zjarr e ftohtë” një këngë e kënduar nga Luiz Ejlli ajo që përfaqësoi në vitin 2006 shtetin tonë në Eurovizion. Edhe përse nuk pati suksesin e madh apo mundësinë e kalimit në finale, kënga e Luizit me motive popullore dhe element kulturorë shqiptarë njihej dhe këndohej nga shqiptarët.
“Balada e Gurit” ose “Hear my plea” nën interpretimin e Aida dhe Frederik Ndocit ishte një këngë emigrimi e kënduar plot ndjenjë por që nuk arriti sërish të siguronte kualifikimin në finale e madhe. Ndoshta tematika bëri që ”Balada e Gurit” të mos ishte ndër të preferuarat.
Kënga më e bukur, e para dhe ajo që i vulosi karrierën Olta Bokës ishte “Zemrën e lamë peng” . Në vitin 2008 balada e dashurisë e sjellë nga këngëtarja e re në atë kohë Olta Boka vodhi zemrat e gjithë shqiptarëve të cilën patën dyshime fillimisht për tëp or kur Olta u ngjit në skenë dhe dha një performancë të shkëlqyer e përgëzuan. Olta dhe balada e saj u kualifikuan në finale dhe u klasifikuan të 17-tat nga votimet e publikut.
Pas fitores në “Ethet” Kejsi Tola përfaqësoi Shqipërinë me një këngë të hareshme, “Carry me in your dreams”. Kjo mund të mos ishte kënga më e mirë që na kishte përfaqësuar deri atëherë por solli një tjetër opsion prezantimi, më alegro, larg dhimbjes e baladave që na kishin përfaqësuar vitet e fundit.
Juliana Pasha një këngëtare me përvojë u ngjit në skenën e Eurovizion me një këngë të hareshme që nxirrte në pah edhe karakteristikat e zërit të saj. “It’s all about you” u kualifikua në finale dhe u pozicionua e 16 –a në listë.
“Feel the passion” çoi për herë të parë në Eurovizion Aurela Gaçen. Kënga kishte motive të theksuara patriotizmi dhe motive popullore që në një farë mënyre e penalizoi këngën. Shqipëria nuk arriti të kualifikoi në finale.
Do të ishte pikërisht viti 2012 koha kur Shqipëria do të merrte vlerësimin maksimal të arritur ndonjëherë deri tani. Rona Nishliu me zërin e saj të fuqishëm performoi “Suus” dhe arriti që jo vetëm të klasifikohej në finale por edhe të dilte e pesta më e votuar nga pubiku. Ndryshe nga gjithë të tjerët ajo doli e vetme në skenë pa prezencën e asnjë shoqëruesi balerin, thjesht ajo dhe zëri i saj, me një veshje aspak të komplikuar; thjesht Rona dhe stili i saj dhe kjo u përkthye në sukses.
Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko përfaqësuan Shqipërinë me këngën “Identitet” , një këngë rrok ndryshe nga të gjitha të tjerat që na kishin përfaqësuar deri atëherë.
Hersi dhe kënga “One Night’s Anger” u kalua pa shumë zhurmë dhe publicitet të ulët jo vetëm në Shqipëri por edhe në përfaqësimin në Eurovizion. Kjo është një nga arsyet përse shumë nga shqiptarët nuk e mbajnë mend ndoshta si këngë.
Elhaida Dani përfaqësoi Shqipërinë me “I’m alive” Kjo ishte kënga që shqiptarët mendonin se do të arrinte një klasifikim të mirë, të paktën në rradhët e para të listës. Kjo ka qenë një nga këngët më të bukura dhe që shqiptarët e njihnin të gjithë. U diskutua shumë fakti që pati një ndryshim të këngës por sërish publiciteti dhe marketingu që iu bë Elhaidës ishte i madh.
“Përralla” e Eneda Tarifës, nuk arriti të kualifikohej në finale e madhe, ishte një këngë e bukur por ndoshta jo aq sa për të fituar çmimin e parë. Performanva e Enedës ishte e saktë dhe pa gabime ama nuk arriti të kalonte netët gjysmëfinale.
“World” nga Linda Halimi nuk ëhstë se pati pëlqyeshmërinë më të madhe të publikut ama ishte një këngë për të cilën shqiptarët kishin informacion ose të paktën e din in se çfarë kënge do i përfaqësonte.
Vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua në Eurovizion nga Eugent Bushpepa dhe kënga e tij “Mall”. Bushpepa është një nga zërat më të mirë që ka Shqipëria dhe kjo u vu re edhe në preznatimin e tij edhe pse Bushpepa është nga ata këngëtarë që edhe pse kënga mund të mos jetë më e mira e mundshme, godet me zërin e tij. “Mall” u rendit në vendin e 11 në Eurovision 2018.