‘Po kërkoja princ por gjeta një princeshë’! Aktorja e famshme zbulon partneren e re

Aktorja e famshme, Rebel Wilson, duket më e lumtur se kurrë. Ajo ka zbuluar së fundmi është në një romancë të re. Por jo me një ‘princ’. Bëhet fjalë me një ‘princeshë’.

“Mendova se po kërkoja një princ Disney… por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një princeshë Disney??? #loveislove”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale, teksa ka postuar foto me partneren e saj.

Ylli i ekranit duket se ka zbuluar se ka afeksion për femrat.

Një mik i saj ka treguar për “People”: “Rebel është në një vend të mrekullueshëm dhe e kanë parë shumë të lumtur”.

“Ne folëm në telefon për javë të tëra para takimit. Dhe kjo ishte një mënyrë shumë e mirë për t’u njohur me njëra-tjetrën,” ka deklaruar Wilson, duke shtuar: “Ishte shumë romantike.”

“Mendoj se duke kaluar nëpër procesin e gjetjes së më shumë të vetëvlerësimit, mirë është të kesh dikë që ndihet si një partner i barabartë dhe të jetë në një marrëdhënie të shëndetshme”, shtoi Wilson. Lidhja e fundit e saj ka qenë me Jacob Busch, familja e të cilit themeloi kompaninë e birrës Anheuser-Busch.

Loading...