Po kthehej nga puna, por nuk mbërriti kurrë në shtëpi, kush është 25-vjeçari shqiptar që vdiq pas aksidentit

Iralt Merdita është 25-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Itali.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme teksa 25-vjeçari po udhëtonte me një motor Honda përgjatë provincës 668 të Lenos.

Sipas medieve italiane, ai po kthehej nga puna në momentin e aksidentit tragjik.

Merdita u përplas me një Volkswagen Passat dhe fluturoi disa metra në ajër para se të përfundonte në tokë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se edhe shoferja e Passat-it ka përfunduar në spital e plagosur,

por ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Albeu.com/

Loading...