Po.licia angleze shpërblim 20 mijë stërlina për kapjen e dy shqiptarëve (foto)

Policia e Londres thotë se ka bërë progres në identifikimin e vrasësve të shqiptarit Grineo Daka i ekzekutuar me armë zjarri me 7 Korrik 2019.

Top Channel duke iu referuar njoftimit të policisë anglez raporton se dy shqiptarët e shpallur në kërkim për këtë vrasje janë Jeton Kransini 26 vjeç i lindur në Kosovë banues në Hertfordshire.

Shqiptari tjetër është Mirsad Brahimi 33 vjeç banues në perëndim të Londrës.

Policia e Londrës ka vënë 20.000 stërlina shpërblim për çdo informacion rreth tyre që do të shërbejë më pas për ndëshkimin e tyre gjatë procesit gjyqësor.

Për vrasjen e Grineo Dakës, është arrestuar një tjetër shqiptar i cili pritet të gjykohet ne muajt në vazhdim.

Loading...