Një sasi e konsiderueshme lende narkotike me vlerë 10 milion euro e cila ishte fshehur në një ngarkesë që transportonte peshk të ngrirë, eshte kapur nga policia.
Rasti u zbulua në pjesën e pasme të një furgoni frigoriferik kur automjeti u kontrollua teksa dilte nga një traget në portin Newhaven, në Lindjen e Sussex në Britaninë e Madhe, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Policia gjeti 97 pako, ku secila përmbante rreth 1 kg kokainë. Siaps Agjencise Kombëtare te Krimit droga mund të ishte shitur për rreth 10 milion në vlerën e tregut. James Satterley, 50 vjeç, nga Cookham, Maidenhead, është akuzuar për importimin e drogave të klasit A, shkruan The Guardian.
Shoferi u mbajt në paraburgim dhe pritet të paraqitet para magjistratëve të Brighton të hënën. Paul Morris, oficer i lartë hetues NCA, eshte shprehur se punon së bashku me Forcën Kufitare, policinë e Sussex, policinë Thames Valley dhe njësinë rajonale të krimit të organizuar në jug-lindje për të hetuar këtë kapje dhe rrethanat rreth saj.