Po nëse Ukraina futet në BE para Shqipërisë? Ja si reagon Rama

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin Federal të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët gjermanë edhe rreth integrimit të vendit në BE.

I pyetur nëse do t’i vinte keq Shqipërisë nëse Ukraina anëtarësohej më shpejt në BE për shkak të luftës, kreu i qeverisë tha se më shumë i shqetësuar është nëse Ukraina beson vërtet që ky është një skenar që ka gjasa të ndodhë.

“Më ve në pozitë sepse duhet të them të vërtetën. Unë më shumë jam shqetësuar nëse Ukraina vërtet mendon se mund të hyjë më shpejt. Jo se do hyjë më shpejt. Do u thosha atyre që ushqejnë këtë iluzion, të mos e përdorin Ukrainën për të shprehur vizionin e tyre revolucionar në instanca të ndryshme. Nuk duhet shumë shkencë për ta kuptuar si funksionon BE. Nuk mund të ndodhë sipas meje. Nëse do të ndodhte, nuk do të bëheshim xhelozë.”

Loading...