Po punonte për riparimin e një defekti, humb jetën elektriçisti

Një 62-vjeçar me profesion elektriçist ka humbur jetën ditën e sotme pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

62-vjeçari i identifikuar me inicialet A.T.,, humbi jetën në rrethana pune, pasi po riparonte një defekt në një kabinë elektrike, në fshatin Muçan.

“Rreth orës 12:45, shtetasi A. T., rreth 62 vjeç, banues në Elbasan, me profesion elektricist, dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike, në fshatin Muçan, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Loading...