Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Prizren pasi një grua ka rënë pre e dhunës së bashkëshortit të saj. Mësohet se ky i fundit ka dhunuar edhe prindërit e tij.
Për këtë shkak, Policia ka marrë një telefonatë për një rast ushtrimi dhune në familje, megjithatë kur tre efektivë policie kanë mbërritur në vendngjarje, personi i akuzuar, i identifikuar si Kushtrim Buduri, i ka sulmuar edhe ata.
Mësohet Buduri iu është vërsulur edhe atyre, duke i sulmuar tre efektivët që ndodheshin në makinë duke u shkaktuar lëndime. Më pas ai ka arritur që të largohet me makinën e tij, të cilën e braktisi dhe ka nisur të ikë me një mjet tjetër.
Por pas mesnate, policia arriti që ta sinjalizojë në një rrugë në qytet. Por sërish ai tentoi të arratiset dhe efektivët i janë vënë pas në ndjekje derisa e kanë vendosur në pranga. Mësohet se Buduri është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka qenë i akuzuar edhe më heret për ushtrim dhunë në familje.
Tani ai akuzohet për veprat penale “Dhunë në familje, Vrasje në tentativë dhe Dëmtim i pronës’
“Prizren, 12 Tetor 2022 -Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, Stacionit Policor Prizren me datën 10.10.2022 ka pranuar një informatë për një rast të dhunës në familje në një lagje të qytetit të Prizrenit. Patrulla Policore me të pranuar informatën i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, i dyshuari kosovar shqiptar K.B. (1990) më të vërejtur prezencën e zyrtarëve policor, i sulmon ata duke e goditur me veturën e tij në veturën e zyrtarëve policor, me ç ‘rast u shkakton lëndime trupore tre (3) zyrtarëve policor dhe dëme të konsiderueshme në automjetin zyrtar të policisë. Me këtë veprim, i dyshuari i lartcekur ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar një automjet tjetër.
I dyshuari është ndaluar nga njësitet policore dhe është shoqëruar në Stacionin Policor Prizren . Në konsultim me Prokurorin e shtetit të Dyshuarit është Shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Tre zyrtarët policor të lënduar, pas tretmanit mjekësorë në qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i Hetimeve Rajonale Prizren të cilët janë duke i hetuar rrethanat e rastit në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale ,,Vrasje në tentativë’’ dhe ,,Dëmtim i pronës’’, njofton policia.