Po shkonte në ceremoninë mortore të bashkëshortit, humbi jetën në a.ksident

Policia ka zbuluar të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në aksin Peqin-Elbasan pranë fshatit Papër, ku humbën jetën 4 shtetas dhe u përplasën 3 të tjerë.

Sipas informacioneve gratë që humbën jetën po shkonin të bënin gati xhenazenë pas vdekjes së burrit të njërës prej grave në spital.

Fatime Hoxha, Fatushe Agolli, Lumturi Hoxha dhe Jonida Kotorri bashkë me shoferin Gëzim Kotorri, udhëtonin nga Tirana drejt fshatit Shtëpanjë në Elbasan.

Aty ku do të zhvillohej ceremonia mortore e bashkëshortit të një prej viktimave që humbi jetën sot.

Fatime Hoxha do të shkonte të cermoninë mortore të bashkëshortin e saj që kishte humbur jetën në spital, pa e ditur se ky do të ishte udhëtimi i tyre i fundit në jetë.

Mësohet se Fatimja do të varroset njëkohësisht me bashkëshortin e saj.

Loading...