Po sikur Covidi….?
E ka vënë në një barazi të hatashme gjithë njerëzimim, covidi – 19.
E mendoni sikur, ai nga armik i padukshëm të ishte viziv, real dhe fizikisht…ç’do të ndodhte ?
Të pasurit e këtij rruzulli do të pagonim milionat e tyre për të blerë sigurinë e tyre dhe covidi patjetër do të ishte pasuruar !
… Të varfërit si të varfër, në karantinë ose tek ai vendi tjetër.
Politikanët e lartë , padiskutim do ta joshnin me të mirat e pushtetit dhe do ta siguronin edhe ata një garanci shëndeti !
… anëtarët e thjeshtë të politikës popull, apo etjerët e politikës…në karantinë ose tek ai vendi.
Liderë botërorë, patjetër që do ta kishin gjetur gjuhën me covidin-19…por staffet e tyre mender një mut , në karantinë ose tek ai vendi.
Edhe mund të kish shpëtuar dhe ndonjë servil, ndonjë spiun, donjë trim i çartur, ndonjë legen pushteti apo dhe ndonjë qen bir qeni tjetër por…garancia e tyre do të varej nga “humori” i covidit-19.
Pastaj të tjerët, oua…në karantinë ose tek ai dreq vendi tjetër.
Kështu do të ndodhte nëse Koronën e virusit do ta kishim të dukshëm…Nuk do ta kishim as kaq shumë të tmerrshëm dhe të frikshëm, as kaq alarmant globalisht paçka se karantina dhe ai vendi tjetër përsëri aty do ti kishim, dhe shkuarjet për tek ai vend do të ishin po njësoj !
…Por covidin-19 e kemi kështu siç është, të padukshëm, dhe ai nuk bën dallim duke vënë një barazi të hatashme tek i gjithë njerëzimi…Qoftë kushdo dhe me çfarë do lloj statusi, përpara tij jemi të barabartë…
Prandaj duhen lënë llogjet o njerëz se ky nuk pyet, rrini në shtëpi…