“Po ti moj natyrë e bukur. Pse se ndale fatkeqësinë Gjoksin ti vije termetit Dhe ti thoje: Mos Shqiperinë!”

S’di ç’të them o Perendi !
Më dhemb shpirti pambarim.
Mikun kisha gjer më sot
Por s’e kam me ne vazhdim..

Flas me veten, pi cigare
Te ky helm gjej ngushellim
Pse o Zot nuk e kurseve
K’te termet per vendin tim

Ç’faj te patem ty moj toke
Qe me gjak te kemi lare
Qe nga lindja gjer ne vdekje
Me ty tok nuk jemi ndare.

Pse i more bijte e tu ?
Pse e bere kete gjeme ?
A pret nena ngjushellim
Per bijte qe vet i ben..?!!

Po ti o deti me valë
Pse s’e ndale k’te terbim
Ç’faj te pati Shqiperia
Pse ja shton hallet me shume

Po ti moj natyre e bukur
Pse se ndale fatkeqesine
Gjoksin ti vije termetit
Dhe ti thoje: Mos Shqiperine!/ Autor Ridik Mara

Loading...