Po transportohej drejt Spitalit Infektiv, 62 vjeçarja ndërron jetë rrugës

Një 62 vjeçare nga Belshi ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme teksa ishte duke u transportuar drejt Spitalit Infektiv.

Xhevaire Bejtja ishte e infektuar me COVID-19 dhe pas problemeve shëndetësore ishite nisur me ambulancë drejt Tiranës, por nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin.

Kujtojmë se gjatë javëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i infektimeve me COVID-19, poer edhe ai i viktimave. Në 24 orët e fundit u regjistruan mbi 1000 raste të reja dhe 5 të vdekur.

Loading...