Poezia ka krijuar vetë botën! – Nga Arben Abazaj

POEZIA KA KRIJUAR VETE BOTEN!

Te nderuar miq, poezia pasi publikohet nuk eshte me e autorit, por e lexuesit.

Ai e ndjen, e perjeton, e kupton, e vlereson, e cmon apo nencmon, sipas gjendjes se tij emocionale, shpirterore, intelektuale, botes mendore e pozites shoqerore. Atje ku une mund te dukem “fatalist”, per mbarimin e “dickaje”, nje lexues mund te ndjej fillimin e “dickaje” te re, pra “optimist”.

Mos kerkoni te gjeni autorin ne nje poezi. Jo. Poezia eshte ju vete, kompleksiteti njerezor i juaji. Prandaj poezia nuk vyshket, gjithmone brenda saj ka nje bote te re ku ti ndihesh banori i vetem dhe i privilegjuar i saj.

Poezia eshte deti qe te meson nje stil te ri noti sa here qe futesh ne te, nje stil te vecante vetem per shpirtin tend. Prandaj poezia eshte thelbi i njerezores, madje i vete jetes! Mos kerkoni autorin ne vargje. Vargjet jane tuajat!
Gjithshka e kesaj bote, ka nje vend-lindje, ka nje kohe lindje ne kete bote!
POEZIA KA KRIJUAR VETE BOTEN!
Mund te lindim ne cdo skaj te kesaj bote,e perseri te zhvendosemi prej kesaj vend-lindje, mund te lindim ne cdo kohe te kesaj bote, por nuk zhvendosemi dot brenda kesaj kohe.
Poezia e merr boten e con skaj me skaj e kohe me kohe!
Bota eshte bije e saj!/ Arben Abazaj

Loading...