Poezia prekëse e futbollistit që ndërroi jetë: ‘Dua t’i lutem Zotit për mua…’

Ndarja nga jeta e 18 vjeçarit Dorian Tahirllari, pjesë e ekipit të të rinjëve të Skënderbeut ka tr onditur gjithë Shqipërinë.

18-vjeçari u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë. Ai vuante nga turmori malinj. Ndonëse lu ftoi për mposhtuar, rezlizoi 5 operacione futbollisti i ri nuk mundi ta fitojë këtë betejë.

Së fundmi është publikuar një poezi e tij të cilën e ka shkruar ndërkohë që ishte diagnostikuar me këtë semundje.

Në këtë poezi ai ka shkruar të gjitha përjetimet, lutjet e nënës së tij që ai të shërohet, dhe dëshira për të reazlizuar ëndrrat e tij.

Poezia e Dorian Tahirllarit:

Një ditë ku asgjë nuk ishte si ditët e tjera,

një ditë ku nuk kishte asgjë brenda saj.

Një ditë që të shurdhonte nga vetmia.

Një ditë ku mërzia dukej e zakonshme.

Një ditë ku dukej sikur dhimbja ishte miku im.

Një ditë ku lulet janë ujitur nga lotët e mi,

ku nëna lutej për shërimin e këtij djali.

Një ditë ku kujtova gjithçka…

Fëmijërinë time,fushën e gjelbërt,shokët e mi…

Një ditë ku lotoja dhe vuaja për ëndërrat,qëllimet dhe motivet e mia…

Kujtoja ditën kur lutesha për to e sot ato luten për mua…

Një ditë ku lutja është tek Zoti…

Dua t’i lutem atij për ëndërrat e mia.

Dua t’i lutem për mua…

Ishte një ditë që më kujtoi gjithë ato ditë…

Loading...