Përbërësit:
1 vezë
2 gota e gjysmë miell
1 lugë kafe kripë
1 lugë kafe sheqer
½ lugë kafe me maja
200 ml ujë
150 ml vaj luledielli
150 ml qumësht
Përgatitja:
Në një enë kombinoni miellin, vezën, ujin dhe trazojini mirë. Shtoni qumështin, sheqerin, kripën, majanë, vajin dhe vazhdoni ta punoni përsëri brumin.
E lini të qendrojë përreth një orë në një vend të ngrohtë.
Më pas me dorë e ndani në pjesë të vogla dhe i jepni formën si në foto.
I vendosni në një tepsi me një distancë nga njëra tjetra. Nëse dëshironi sipër mund ti lyeni me pak të verdhë veze.
I fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë. Koha për të shijuar pogaçet përgatitur nga duart tuaja!
Loading...