Pogradec – Mbyten dy persona

Mbyten dy persona ne rezervuarin e fshatit Bradomire ne Pogradec, ku kishin shkuar per te peshkuar: Ramazan Kojtari dhe Arben Pupa.

Njeri prej viktimave eshte nxjerre nga rezervuari i pajete. Po vijojne kerkimet per gjetjen e trupit tjeter.

“Më datë 30.12.2018, jemi njoftuar se në rezervuarin e fshatit Bradomirë, duke peshkuar, dyshohet të jetë mbytur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi A.P, 50 vjeç, banues ne fshatin Bletas.

Trupi i tij, është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë në vendngjarje.

Dyshohet se viktima, ka dalë për të peshkuar së bashku me shtetasin Z.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, për të cilin po vijojnë kërkimet si dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

PANORAMA

Loading...