Polica tregon se çka u konfiskua në bastisjet e sotme në veri të vendit

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë informacione shtesë lidhur me aksionin e sotëm në veri të vendit ku u arrestuan katër persona që dyshohet se kanë të bëjnë me vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq në janar të këtij viti.
Policia po ashtu ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni janë konfiskuar këto dëshmi:

-Një fluturake (Dron) me teledirigjues dhe bateri të llojit ROHS,
-Një telefon (I-phone),
-Një telefon “Microsoft”,
-Dy telefona mobil të llojit Nokia dhe Samsung,
-Një llap top “Lenovo”,
-Dy IPAD të llojeve SPIDE dhe Samsung SM-T 280,
-Një radio lidhje (motorollë) jo zyrtare, me mbushës,
-Një këllëf për armë-revole,
-Dy jelekë ushtarak,
-Një armë automatike (AK 47), prodhim Jugosllav me një karikator të zbrazët,
-Katër karikatorë të AK-47 me 106 (njëqind e gjashtë) fishekë,
-Një karikator me 10 (dhjetë) fishekë të cal. 9 mm,
-Një granatë dore M-75,
-Dy karikatorë të zbrazët, njëri i armës automatike AK 47 dhe një i revoles,
-Një karikator i armës automatike me 26 (njëzet e gjashtë) fishekë të cal. 7.62 mm,
-Tre fishekë të cal. 7.62 mm X39,
-Një tytë e tromblonit,
-Një shufër gome,
-Substancë e dyshuar narkotike me sasi prej 76 gram,
-Dokumente të ndryshme dhe dy blloka xhepi,
-Shtëpizë kompjuteri “ASUS”,
-Si dhe një sprej jo zyrtar.

-Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Lajmi.net/

Loading...