Polici bie pre e vjedhjes, hajdutët i futen në shtëpi dhe e grabisin

Vjedhje ndodhin, por si kjo e ndodhur orët e fundit në Tiranë nuk dëgjohet shpesh dhe është e pazakontë.

Një punonjës policie ka rënë pre e vjedhjes, teksa grabitësit i kanë vjedhur armën e shërbimit.

Sipas “BW” vjedhja ka ndodhur në Tiranë, ku ka qenë vetë punonjësi i Patrullës së Përgjithshme, 28-vjeçari M. Ll., ka kallëzuar në policia vjedhjen e armës.

I riu ka denoncuar se persona të paidentifikuar i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Loading...