Një efektiv i policisë italiane i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Brescias në Itali.
Efektivi 23-vjecar qëlloi veten teksa gjendej larg kolegëve, të cilët e gjetën trupin e tij të pajetë pasi dëgjuan zhurmën e armës.
Mediat italiane shkruajnë se nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të riun drejt aktit të rëndë.
Loading...