Polici parandalon vrasjen në Tiranë, konflikti nisi me grushte e më pas me përplasjen e makinave

Një ngjarje kriminale është parandaluar pasditen e sotme në Tiranë, pasi dy persona fillimisht janë përleshur me grushta dhe më pas situata, është agravuar deri në atë masë sa njëri nga personat, ka marrë makinën dhe ka sulmuar me mjet automjetin, e personit tjetër.

Polici parandalon vrasjen në Tiranë, konflikti nisi me grushte e

“Ora News”, ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të kësaj përplasje, ku fatmirësisht situata e nxehtë, është zgjidhur falë një agjenti policie, që është ndodhur krejt rastësisht në vendngjarje.

Polici parandalon vrasjen në Tiranë, konflikti nisi me grushte e

Në pamjet filmike të siguruara nga “Ora News”, efektivi i policisë ka parë të gjithë situatën, përplasjen fizike dhe më pas përplasjen e dy automjeteve, ku personi me bluzë të kuqe në mënyrë të vazhdueshme ka dashur ta godasë me makinën personin tjetër.

Pikërisht ky është momenti kur punonjësi i policisë i veshur civil, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka ndërhyrë menjëherë me qëllim neutralizimin dhe arrestimin e tij.

Punonjësi i policisë ka kërkuar që ta ulë në tokë, por personi me bluzë të kuqe nuk i është bindur, derisa në vendngjarje kanë shkuar punonjës të tjerë të policisë, të cilët kanë arritur t’i vendosin prangat.

Polici parandalon vrasjen në Tiranë, konflikti nisi me grushte e

Kjo përplasje fizike dhe goditja me makinë është parë nga shumë persona, banorë që jetojnë nga dy anët e bulevardit “Migjeni” në Yzberisht.

Policia tha se ka vene ne pranga edhe autorin e kesaj ngjarje. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Taulant Mekollari., 39 vjeç, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje ‘’dhe’’ Plagosja e lehtë me dashje’’. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’’.

Loading...