Polici përleshet me tre grabitësit në Fier, shmang vjedhjen me armë, zbardhen detaje

Policia e Fierit dha informacionin zyrtar ne lidhje me tentativen e grabitjes te ndodhur ne nje dyqan te ketij qyteti ku nje efektiv i forcave te rendit eshte perleshur me autoret duke arritur te parandaloje ngjarjen.

Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 06:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, tre persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C.
Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore.

Punonjës i Policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Loading...