Një grua e re është vendosur në pránga në plazhin e Karolinës e Veriut pasi një person ishte ankuar për veshjen e saj me tánga. Gruaja e identifikuar si Sem Panda po shijonte diellin dhe rërën në fundjavë kur para saj u shfaq pòlicia vetëm se një pushuese tjetër nuk i pëlqente rrobat e banjës.
Ajo rrëfeu ngjarjen duke thënë: “Një grua telefonoi pòlicinë për mua për shkak të bikinit që kisha veshur. Kështu filloi gjithçka. Ajo vendosi që trupi im ishte ofendues dhe i dha fëmijës së saj një shembull duke i thënë se nëse bën këtë veprim, trupi i saj mund të çonte në árrest”.
Në pamje duken dy oficerët që nuk kanë maskë në fytyrë dhe e ndalojnë. Ajo ka kërkuar që të tregohet kodi penal, ku thuhet se është e ndaluar të vishen bikinit në plazh. Një prej oficerëve i thotë se do të flasin në makinë.