Policia arreston të moshuarin në Fier/ Ngacmoi seksualisht një vajzë 9 vjeçe

Shoqërohet nga ana e policisë së Fierit një 73-vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Dyshohet që i moshuari ka prekur në vende intime një miturën 9-vjeçare që mësohet se e ka fqinjë.

Denoncimi i ngjarjes është bërë në policinë e Fierit nga nëna e vajzës së mitur.

Nga ana e policisë së Fierit është bërë shoqërimi dhe pritet zbardhja e ngjarjes.

Në prani të psikologes do të merret në pyetje edhe vajza për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Loading...