Policia blindon qytetin e Fierit gjatë natës/ Çfarë po kërkojnë?

Një numër i policësh janë duke kryer kontrolle të shumta aktualisht në rrugët e Fierit.

Burimet bëjnë me dije se policia është duke ndaluar makinat për të parë nëse në to gjendet ndonjë person me precedent kriminalë apo persona të tjerë të dyshuar për ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Vlorë ku u qëllua me armë në drejtim të policëve Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj teksa ishin duke lëvizur me makinën e tyre në lagjen “Partizani”.

Pasi qëlluan me 5 plumba ndaj makinës ku po udhëtonin policët, autorët që dyshohet se janë dy kanë ikur me shpejtësi prej vendit të ngjarjes duke humbur gjurmët.

Policët në fjalë deklaruan se gjithçka ndodhi pas një konflikti të çastit për shkak të një parakalimi, megjithatë AMP e ka marrë me rezerva këtë deklaratë dhe pritet të hetohet më tej nëse pas të shtënave fshihet ndonjë konflikt tjetër dhe jo një ngjarje ordinere.

Loading...