Policia e Himarës dhe grupi i FNSH-së i vijnë në ndihmë turistit meksikan

Policia e Himarës dhe grupi i FNSH-së i vijnë në ndihmë turistit meksikan.

Një turist 30-vjeçar nga Meksika, duke eksploruar Malin e Çikës, kishte mbetur në disa shkëmbinj.

30-vjeçari ka telefonuar në Sallën Operative Vlorë, 112 dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të terrenit të vështirë.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë me qëllim gjetjen e tij.

Pas disa orë kërkimesh nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur gjetja e turistit meksikan, i cili po trasportohet nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Himarës dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetërore.

Loading...